Flash News

E-TJERA

Kryeprokurori komenton përgjimet e antimafias italiane: Askush nuk i pengon prokurorët të hetojnë

Kryeprokurori komenton përgjimet e antimafias italiane: Askush nuk i pengon
Olsian Çela

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në një prononcim për gazetarët komentoi përgjimet e Antimafias italiane, të cilat hodhën dyshime se zyrtarë të lartë në vendin tonë janë të lidhur me Ndraghetën.

Ai tha se prokurorët janë të pavarur dhe se askush nuk i pengon ata që të nisin hetimet. Çela shtoi se pavarësia e tyre është garancia më e madhe që i është dhënë sistemit të drejtësisë.

“Ky është ligji dhe është mirë që dhe media të nisë të kuptojë mekanizmat e legjislacionit. Sot kjo është garancia më e madhe që i është dhënë sistemit, i është dhënë drejtësisë, pavarësia e prokurorëve. Askush nuk mund t’i pengojë prokurorët sot, drejtuesit e prokurorisë të nisë hetimet për çështje të cilat janë në kompetencën e tyre lëndore dhe tokësore”, tha Çela.

Të fundit