Flash News

E-TJERA

Kryesia e re e PD/ “Mund të ishte më heterogjene”, Bozdo-Alishanit: Jemi ende në fillim, votimi e numërimi ishte risi

Kryesia e re e PD/ “Mund të ishte më heterogjene”,

Të shtunën, 227 anëtarë të Këshillit Kombëtar zgjodhën 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Kryetari i Kryesisë Enno Bozdo ka debatuar me gazetaren e A2 CNN, Alba Alishani mbi këtë proces. Sipas Alishanit, ky proces duhet ishte më shumë heterogjene dhe të kishte pjesëmarrje të emrave të rikthyer.

Sipas Bozdos, një emër tipik ishte deputetja Ina Zhupa, e cila njihej si mbështetëse e Lulzim Bashës, por përfshiu edhe veten.  

Pjesë nga debati:

Alishani: Këto nuk janë misione që realizohen menjëherë, është periudhë transitive. Janë faza e struktura që ngrihen për ti dhënë rithemelimin shansin për të demonstruar veten. Që emrat të jenë më përfaqësues. Të vetmet rikthime ishin Imami dhe Topalli. Transformimet nuk bëhen me buton, mund të bënte më shumë e mund të ishte me heterogjene. Këtë pritshmëri kisha.

Bozdo: Ka emra që e vërtetojnë këtë. Ina Zhupa ishte ndër emrat. Unë nuk vij nga Foltorja apo fraksion tjetër dhe ja ku jam i votuar. Ky ishte gjykimi i njerëzve që votuan. Këshilli Kombëtar ka emra shumë të mirë. Jemi ende në fillim dhe duhet të japim kohë arkitekteve të mendojnë. Legjitimiteti në PD është një ceshtje e mbyllur.

Alishani: Ndaj quajta shans për ju. Një element që më la shije të hidhur ishte bërja pis së brendshmi. Zonja Kokalari, shquhet si aktiviste, tentoi të bëjë pis procesin dhe akuzoi zotin Këlliçi.

Bozdo: Ka qenë një standard i madh për PD, nuk ka ndodhur ndonjëherë kështu. Nën vëzhgimin e disa kamerave janë votuar dhe numëruar votat. Ka pasë më shumë transparencë, përbën risi.

Me votimin e Kryesisë së re pushon se ekzistuari Komisioni i Rithemelimit që u ngrit në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit. Pas zgjedhjes se Kryesisë së re Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet sërish këtë javë për të zgjedhur edhe nënkryetarët, si dhe sekretariatet e kësaj force politike.

Të fundit