Flash News

E-TJERA

Kryetarja e GJK: Vendimet e Kushtetueses nuk janë këshilluese, zbatimi i tyre është detyrues

Kryetarja e GJK: Vendimet e Kushtetueses nuk janë këshilluese, zbatimi

Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatë Kushtetuese, foli nga aktiviteti për prezantimin e Udhërrëfyesit për jurisprudencën e Kushtetueses.

Zaçaj u shpreh se vendimet e marra nga Kushtetuesja nuk janë opsionale, por të detyrueshme për çdo hallkë të pushtetit në vend dhe se moszbatimi i tyre nënkupton cënimin e vetë Kushtetutës së Shqipërisë.

“Vendimet e GJK nuk janë as këshilluese as opsionale, zbatimi i tyre është detyrues për të gjithë pushtetet. Mos zbatimi cënon vetë Kushtetutën.

Duhet që drejtësia të jetë jo vetëm e drejtë, por mbi të gjitha kushtetuese. Drejtësia që nuk zbaton rregullat e Kushtetutës, rrezikon të bëhet një mjet pushteti në vend që të jetë një mjet mbrojtjeje”, tha Zaçaj.

Të fundit