Flash News

E-TJERA

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e pranon: Kanë tentuar të ndërhyrjnë te vendimet tona

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e pranon: Kanë tentuar të

Në një aktivitet për 30 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja Vitore Tusha bëri një bilanc të punës së këtij institucioni. Ajo pranoi se politika ka ndërhyrë në vendimmarrjet e kësaj gjykate.

Gjithashtu shtoi se shpesh vendimet e marra janë paragjykuar. Duke vënë theksin te volume i madh i punës, Tusha u shpreh Gjykata Kushtetuese ka kontribuar në zbutjen e përplasjeve institucionale.

“Ka gjithmonë vend për miq të mirë. Falënderoj ata që kanë mbështetur gjykatën që nga krijimi i saj. 30 vite janë një moshë e rëndësishme e kësaj gjykate. Të gjendur përballë një volumi të madh çështjes, kjo trupë reagoi me ritmin e duhur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore.

Legjitimiteti është perceptuar si burim kryesor i kësaj gjykate, që nuk ka mjet tjetër për këtë gjë. Gjykata Kushtetuese është promotorë e çështjes së të drejtës. Jo pak herë retorika politike ka përfshirë gjykatën, nën petkun e diskurseve, për të paragjykuar vendimmarrjen apo për të ndërhyrë në vendimet e saj. Kemi kontribuar në zbutjen e përplasjeve institucionale.

Jo pak herë retorika politike ka përfshirë gjykatën, nën petkun e diskurseve, për të paragjykuar vendimmarrjen apo për të ndërhyrë në vendimet e saj. Ka pasur dhe përplasje mes dy juridiksioneve, gjyqësor dhe juridik. Vendimmarrja e kësaj Gjykate i ka shërbyer korrektimit efektiv të marrjes së vendimeve dhe të ndarjes së pushteteve”, tha Tusha.

Kujtojmë aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 8 anëtarë, nga 9 që parashikon ligji. Pritet plotësimi i saj. Kujtojmë që vakancat erdhën pa sprocesit të vettingut. Anëtarët e Gjyaktës Kushtetuese janë:

1. Dr. Vitore Tusha, Kryetare

2. Marsida Xhaferllari, anëtare

3. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare

4. Dr. Elsa Toska, anëtare

5. Altin Binaj, anëtar

6. Sonila Bejtja, anëtare

7. Dr. Sandër Beci, anëtar

8. Ilir Toska, anëtar

 

Të fundit