Flash News

E-TJERA

Kryetarja e Radhës së OSBE-së, Ann Linde viziton nesër Shqipërinë, kë pritet të takojë

Kryetarja e Radhës së OSBE-së, Ann Linde viziton nesër

Kryetarja e Radhës së OSBE-së, njëherësh Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, do të vizitojë nesër Shqipërinë.

Gjatë vizitës së saj, Linde do të takojë Presidentin Ilir Meta dhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Kryetarja do të diskutojë për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të Shqipërisë, me zyrtarë të lartë shqiptarë.

Kryetarja Linde do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta. Takimi ndërmjet dy ministreve do të ndiqet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40 në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ajo do të takohet gjithashtu me Kryetaren e Kuvendit, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

Të fundit