Flash News

E-TJERA

Kryhet riatdhesimi i parë nga kampi i Gjadrit, emigranti kthehet në Bangladeshi

Kryhet riatdhesimi i parë nga kampi i Gjadrit, emigranti kthehet në

Është realizuar riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj të vendosur në kampin e Gjadrit. Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, i cili tha se emigranti është kthyer në vendin e tij të origjinës në kuadër të strategjisë për luftën kundër imigracionit të paligjshëm.

Në një postim në platformën “X”, Piantedosi theksoi se operacionet e riatdhesimit të emigrantëve të parregullt do të vijojnë edhe në ditët në vijim, sipas planit të Qeverisë italiane për një qasje më efektive ndaj kësaj sfide.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, shtetasi i riatdhesuar është një 42-vjeçar nga Bangladeshi, i cili kishte mbërritur në Itali në vitin 2009. Ai ishte dënuar më parë për disa vepra penale, përfshirë një rast të rëndë dhune në familje, dhe konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë sociale.

Ky është rasti i parë konkret i kthimit të një emigranti nga territori shqiptar drejt vendit të tij të origjinës, pas marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të pritjes për emigrantët e paligjshëm.

Të fundit