Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kryqi i Kuq Shqiptar nis apel për ndihma dhe mbledhje fondesh për Ukrainën

Kryqi i Kuq Shqiptar nisi sot një fushatë për mbledhje fondesh nga qytetarë dhe biznese, që do t’i kalojnë menjëherë Kryqit të Kuq Ukrainas si mbështetje për operacionet humanitare në terren.
Qindra vullnetarë i janë bashkuar këtij apeli për ndihmë në të gjithë Shqipërinë për të lehtësuar grumbullimin e sa më shumë të hollave në dobi të qytetarëve të pambrojtur ukrainas.
“Mendoja se i kishim lënë pas luftërat e përgjakura. Nuk është e pranueshme që udhëheqës të papërgjegjshëm të hedhin bomba mbi qytetarët e pafajshëm dhe të pambrojtur. Ne jemi pranë popullit të Ukrainës dhe pranë Kryqit të Kuq Ukrainas” - thotë Bleona Sulrama, studente e Punës Sociale dhe vullnetare e Kryqit të Kuq.
Në zyrat e Kryqit të Kuq Shqiptar studentë vullnetarë po koordinojnë fushatën për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar qytetarët e pambrojtur të Ukrainës.
Ata e dinë mirë se gjatë luftimeve ushtarake është popullsia civile, njerëzit e thjeshtë e pa përkrahje që vuajnë më tepër dhe e pësojnë më rëndë.
“Shqipëria vërtet duket një vend i varfër, por ajo është shumë humaniste dhe altruiste. Ajo e ka ndjerë shumë këtë periudhën e luftës së Ukrainës, sepse kemi parë te familja dhe shoqëria në tërësi që u vjen keq për këtë gjendje. Mendoj se do të mblidhen kontribute. Sado të pakta të jenë, për njerëzit në nevojë këto janë gjëra të mëdha” - thotë studenti mjekësisë, Sentiliano Durrësi, vullnetar i Kryqit të Kuq.
Kryqi i Kuq Ukrainas dhe Misioni Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po përballen me një situatë tepër të vështirë dhe gjithë shoqatat rajonale kanë një rol të madh për të luajtur në ndihmë të njerëzve në nevojë atje.
“Kryqi i Kuq Shqiptar, - thotë Artur Katuçi, sekretar i përgjithshëm i tij, - sapo ka lëshuar në fundjavë një apel për ndihmë dhe nisi një fushatë për mbledhje fondesh, të cilat do t’i kalojnë menjëherë Kryqit të Kuq Ukrainas. Në bashkëpunim me shoqatat rajonale dhe me drejtorinë e Europës në Budapest sapo kemi nisur mbledhjen e ndihmave për Kryqin e Kuq të Ukrainës, i cili po përballet drejtpërdrejt në terren me pasojat e sulmit rus”.
Vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar në 39 degët e tij në të gjithë Shqipërinë do të dalin nesër në sheshet dhe rrugët kryesore për të mbledhur ndihma në të holla për Ukrainën, ndërkohë që cdo dhurues mund të derdhë online në llogaritë bankare e Kryqit të Kuq Shqiptar duke nisur nga 1 dollarë apo 1 euro e më shumë e më lart.
“Me shpresën që lufta të mbyllet sa më parë, u bëjmë thirrje shqiptarëve kudo që janë me mundësitë financiare, që ata kanë të ndihmojnë për njerëzit e Ukrainës, duke menduar si për veten e tyre në kushte lufte” - thotë vullnetari i Kryqit të Kuq, Oltion Biba, student i Univesitetit të Sporteve.
Kryqi i Kuq Shqiptar ka donatorë besnik që dhurojnë rregullisht fonde për t’iu gjendur njerëzve të pambrojtur, por në tërësi shqiptarët reagojnë pozitivisht ndaj fushatave humanitare, biznese të vogla e të mëdha, apo qytetarë të thjeshtë, sepse e dinë që edhe popuj të tjerë kanë mbledhur ndihma për ta sa herë që Shqipëria dhe Kosova kanë pre e krizave, trazirave dhe luftimeve.
“Nëse ne do të ishim përfshirë në një luftë, jam e sigurtë ata do të ishin pjesë e ndihmave për ne. E ndjejmë si detyrim që t’i ndihmojmë dhe të mbledhim fonde për ata nëna e fëmijë që kanë dalë nga shtëpitë dhe janë nën bombardime tani në dimër” - thotë vullnetarja Lidia Marolli, studente e infermierisë.
Veprimtarët e Kryqit të Kuq janë të bindur se shqiptarët janë popull human dhe filantropë. Sa herë që ka kriza humanitare shqiptarët shfaqin solidaritet dhe reagojnë, mjafton që vullnetarët t’u tregojnë sigurinë dhe drejtimin se ku duhet t’i dërgojnë ndihmat e tyre.
“E vetmja gjë që mund të bëjmë në këto kushte është vullnetarizmi. Bashkëpunimi është një vlerë që i ka mbetur popujve dhe nën këtë atmosferë lufte dhe vuajtjesh njerëzore është më mirë të bësh diçka se sa të mos bësh asgjë” - thotë studentja e drejtësisë, Megisa Gjeçi, vullnetare e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Studentët vullnetarë të Kryqit të Kuq Shqiptar pohojnë se fushata të tilla për të mbledhur ndihmat humanitare nxitin reagimin qytetar për të mbrojtur njerëzit në nevojë dhe provokojnë edhe ato grupe indiferente që lëvizin pak në kriza të tilla si kjo e fundit në Ukrainë.
Turizmi afroi shqiptarët me Ukrainasit, nis fushata e solidaritetit
Vitet e fundit turizmi nga Ukraina është rritur ndjeshëm në Shqipëri dhe kjo ka afruar shqiptarët me ukrainasit që në këto ditë gjenden nën flakët e luftës.
“Turistët ukrainas vijnë kryesisht në bregdetin e Sarandës dhe Ksamilit, - tha Fatos Demiri, një operator turistik vendas. - Mikpritja e shqiptarëve solli edhe shtimin e ndjeshëm të vizitorëve vit pas viti”.
Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin se numri i turistëve ukrainas në Shqipëri arriti në 2021 në mbi 110 mijë nga rreth 45 mijë që ishte në vitin 2019 para pandemisë dhe nga 20 mijë që ishte në vitin 2020.
“Ne e nisëm në 2015-ën me avionin e parë nga Ukraina. Atëherë ishte një avion çarter në dhjetë ditë ndërsa vitin e shkuar kishim 14-15 avionë turistikë në javë”, - i tha Zërit të Amerikës Bledi Bajraktari, pronari i Agjensisë “Alert Travel”, që sjell në Shqipëri turistë ukrainas.
Ai e ka ngritur agjensinë së bashku me Tatyanën që është një shtetase nga Ukraina.
“Për këtë sezon nga qershori priteshin 20 avionë në javë vetëm nga Ukraina dhe çdo avion ka 190 - 200 persona. Tani është si në një familje që ka ndodhur një fatkeqësi, kemi ngrirë gjithçka, - tha zoti Bajrakatri.
Solidariteti shqiptarëve me ukrainasit në këto ditë të luftës
Dhjetëra qytetarë shqiptarë dhe biznese po i përgjigjen një thirrje të Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri për ndihmë humanitare.
Përmes rrjeteve sociale qytetarët shqiptarë kanë shprehur gadishmërinë për të mbledhur mjete të domosdoshme jetike për t’i ardhur në ndihmë popullit ukrainas./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38