Flash News
Plagoset me thikë i riu shqiptar në Itali, turistët i japin ndihmën e parë
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
KSHH prezanton gjetjet për “pasaportat e arta”: Qytetaria e BE nuk është në shitje, shqiptarët ta dinë pse u pezullua
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka prezantuar gjetjen e raportit të fundit mbi “Pasaportat e Arta”.
KSHH theksoi se qytetaria e BE-së nuk është në shitje, pasi konsideohet një çështje e ndjeshme, që ka të bëjë me emigracionin dhe luftën kundër krimit të organzuar.
“Shqipëria ka kryer gjënë e duhur, ka një procedurë përpara Gjykatës që do vendosin për cështjen e së majtës. Është në dorën e ekspertëve ligjore, po presim vendimin por është dhe në dorën e qeverisë, për pasaportat e tregut. Ka një pjesë ligjore por dhe politike. Qytetaria e BE është cështje e ndjeshme, ka të bëjë me migrimin me luftën kundër krimit të organizuar. Anëtarësimi në BE kërkon përgjegjëshmeri, pasaporta është një nga mënyrat. Nëse mund ta themi brutalisht hapur, qytetaria e BE nuk është për shitje”, tha KSHH.
Ambasadorja franceze në Tiranë, Elisabeth Barsak vlerësoi se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë ta dinë se pse është pezulluar projektligji i qeverisë për “pasaportat e arta”. Barsak tha se janë çështje teknike të cilat duhen diskutuar, sidomos në rastin e pasaportave.
“Asgje nuk është teknike, gjithçka është politike. 'Djalli fshihet në detaje'. Janë disa çështje teknike që duhen diskutuar. Sidomos ato që kanë lidhje me pasaportat e arta. Në vendin tim ka një bashkëpunim me sektorin publik, mënyra sesi operohet është shumë transparente. Këto tema janë të rëndësishme, e para është e pezulluar por është me shumë rrisk. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë se pse është e pezulluar dhe pse është e rëndësishme, të jemi jashtë listës gri të Moneyval”, tha ambasadorja franceze.