Flash News

E-TJERA

Ktheu magazinën në 'serë' kanabisi dhe i vuri flakën kur erdhi policia; arrestohet pronari i objektit, në kërkim 35-vjeçari

Ktheu magazinën në 'serë' kanabisi dhe i vuri

Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Korçës, pasi kishin përshtatur një magazinë për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llambave, duke vjedhur energjinë elektrike.

Në pranga është vënë shtetasi Robert Naslazi, 69 vjeç, i cili ishte pronari i magazinës, ndërsa në kërkim është shpallur 35-vjeçari Vasil Xheli.

"Vasil Xheli kur ka konstatuar në afërsi të magazinës në pronësi të Robert Naslazi dhe në përdorim nga ana e tij, shërbimet e Policisë që kishin shkuar për të ushtruar kontroll pas informacioneve të grumbulluara se kjo magazinë mund të ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike dhe për t`i marrë deklaratë këtij shtetasi në lidhje me një ngjarje tjetër, 35-vjeçari i ka vënë zjarrin ambienteve të brendshme të saj, me qëllim që të eliminonte provat materiale dhe është larguar nga vendngjarja, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar." thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë, uniformat blu konstatuan vjedhje të energjisë elektrike dhe gjetën të montuara disa pajisje elektrike dhe hidraulike që dyshohet se mund të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Policia ka proceduar penalisht dhe shtetasin R. R., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në këtë magazinë.  

Robert Naslazi akuzohet për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” kryer në bashkëpunim, ndërsa  Vasil Xheli akuzohet për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit