Flash News

E-TJERA

Kthimi i emigrantëve pas festave të fundvitit, fluks i lartë në pikat kufitare

Kthimi i emigrantëve pas festave të fundvitit, fluks i lartë

Pas përfundimit të festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë që ishin kthyer në atdhe për pushime, kanë nisur rikthimin në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Ky fenomen ka shkaktuar fluks të madh lëvizjesh në pikat kryesore të kalimit kufitar.

Sipas të dhënave, vetëm në pikën kufitare të Kapshticës, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar rreth 7 mijë dalje nga territori shqiptar.

Megjithatë, pavarësisht numrit të lartë të udhëtarëve, procedurat kufitare po kryhen normalisht dhe pa vonesa, falë funksionimit me kapacitet të plotë në të dyja anët e kufirit.

Situata pritet të stabilizohet në ditët në vijim, ndërsa autoritetet kufitare kanë marrë masa për të përballuar fluksin dhe për të garantuar lëvizje të shpejtë e pa probleme për qytetarët.

Të fundit