Flash News

E-TJERA

Kthimi i Zhaklina Petos në garë për Gjykatën Kushtetuese, Apeli Administrativ zbardh vendimin

Kthimi i Zhaklina Petos në garë për Gjykatën

Zbardhet vendimi nga Apeli Administrativ që ktheu kandidaten e skualifikuar Zhaklina Peto, në garën për Gjykatën Kushtetuese.

Apeli ka konstatuar se vendimi i KED ka ardhur në shkelje të rëndë të procedurave ligjore dhe në rastin e Petos, është cenuar procesi i rregullt ligjor.

Pak ditë më parë, i njëjti vendim u mor edhe për Eugen Papandilen, edhe ky i skualifikuar nga KED.

Tashmë KED do të duhet të rishqyrtojë edhe njëherë kandidaturën e Petos për një vend në Gjykatën Kushtetuese, e cila garon me Eugen Papandilen dhe Sonila Bejtjan.  

Të fundit