Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe kalime vranësirash, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe kalime vranësirash, parashikimi i motit për sot

Kjo e diel do të karakterizohet nga mot i kthjellët, por nuk do të mungojnë kalimet e herë pas hershme të vranësirave.

Sipas MeteoAlb, kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten thuajse kostante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C. Era do të mbetet sërish deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë deri në 2 ballë.

 

Të fundit