Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e
Foto ilustruese

Në vend sot do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat, që do të sjellin mot të mirë në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 6°C, në zonat e ulëta nga 4ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 7°C në 13°C.

Sipas Meteoalb, era do të fryjë në drejtim verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Të fundit