Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e

Reshjet i kanë lënë vendin motit të qëndrueshëm. Në pjesën e parë të ditës së sotme, vendi do të dominohet nga kthjellimet.

Ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave, por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mesdita pritet të sjellë rritje të tyre, duke u luhatur nga 0°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Të fundit