Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe temperatura deri në 21 °C, parashikimi i motit

Kthjellime dhe temperatura deri në 21 °C, parashikimi i motit

 

Territori shqiptar, do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri mëngjesin e së mërkurës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët në Peshkopi, deri në 21 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe Jugperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Të fundit