Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës, parashikimi i motit

Moti i kthjellët do të dominojë në të gjithë vendin deri në mesditë ku shfaqen vranësira nëpër territor.

Sipas MeteoAlb, më të dukshme vranësirat paraqiten ne dy ekstremet veri-jug duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin jugor. Parashikohet që kushtet e qëndrueshme të motit të vijojnë deri mëngjesin e  së hënës.

Temperaturat e ajrit do te ulen lehtë në mëngjes  po ashtu edhe mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga  -2°C  deri në 18°C.

Era do fryjë  mesatare dhe e fortë me 50-55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë

Të fundit