Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën
Foto ilustruese

Orët e para të ditës së sotme do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Këto të fundit do të jenë më të shpeshta në zonat e ulëta dhe kryesisht ato malore.

Ndërkohë pjesa e dytë e ditës, pritet të rikthejë kthjellimet në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ngrihen lehtë në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Të fundit