Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas herëshme dominojnë vendin tonë gjatë paradites duke sjellë reshje të izoluara në veri dhe pjesërisht në zonat lindore të vendit.

Ndërkohë mesdita dhe pasditja do të sjellin kryesisht kthjellime dhe vranësira kalimtare në territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por nuk ndyshojnë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C deri në 13°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Të fundit