Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të premte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash në pjesën e parë të ditës, më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare3 km/h shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

 

 

Të fundit