Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori shqiptar këtë të enjte do të karakterizohet nga moti kryesisht i kthjellët, me vranësira të lehta kalimtare. Kthjellimet do të jenë më të theksuara përgjatë zonave Perëndimore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash më të shpeshta do të jenë të pranishme në zonat malore verilindore dhe juglindore të vendit. Ky stabilitet i atmosferës pritet të vazhdojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale. Ato do të luhaten nga 1°C në qytetin e Pukës si vlera minimale, deri në 15°C në Durrës dhe Sarandë si vlera maksimale.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim të ulët në brigjet detare.

 

Të fundit