Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin duke nisur nga orët e para të ditës deri në orët e mesditës.

Pas orëve të mesditës mot me kthjellime si dhe shtim gradual të vranësirave, mesatare deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa valëzimin në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

Të fundit