Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe vranësira, parashikimin i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira, parashikimin i motit për ditën e sotme

Këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës, deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës, era do të fitojë shpejtësi 10-18m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.

Të fundit