Flash News

E-TJERA

Ktheu në Kuvend projekt-buxhetin për 2021-shin, Meta: Mbi 50 mijë qytetarë humbën punën në 3 mujorin e dytë të 2020!

Ktheu në Kuvend projekt-buxhetin për 2021-shin, Meta: Mbi 50 mijë
Foto Ilustruese/ Presidenti Meta

Presidenti Meta ka reaguar sërish pas kthimit pas në Kuvend të projekt/buxhetit për vitin 2021 me argumentin se nuk kishte mbështetje të mjaftueshme për të përballuar pandeminë dhe pasojat e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se: “Mbi 50,000 qytetarë HUMBËN vendet e punës dhe PAPUNËSIA nga 11.2%, U RRIT në 11.9%, deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2020”.

Sipas Metës, buxheti 2021 nuk ka objektiv mbrojtjen e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit.

Kujtojmë se, një tjetër shkak që ‘detyroi’ Presidentin të kthente projekt/buxhetin në Parlament ishte se, sipas tij, “në buxhetin e ardhshëm nuk parashikohen fonde të mjaftueshme për uljen e varfërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës, apo per uljen e borxhit publik”.

Ktheu në Kuvend projekt-buxhetin për 2021-shin, Meta: Mbi 50 mijë
Në foto: Reagimi i Presidentit Meta në Facebook

Të fundit