Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Kthyen banesën në ‘fole’ pro*titucioni, 7 të arrestuar në Elbasan
Policia e Elbasanit ka goditur një rrjet prostitucioni dhe ka arrestuar 7 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mes të arrestuarve janë shtetase kolumbiane dhe spanjolle që ushtronin prostitucion.
Njoftimi:
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Fee”, u arrestuan në flagrancë:
-Shtetaset kolumbiane A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-Shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, si dhe shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen venezueliane Y. O., 31 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit peruane F. G., 23 vjeçe, dhe J. G., 44 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Gjatë operacionit, në lagje të ndryshme të Elbasanit, këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.