Flash News

E-TJERA

Kthyhen banesën në laborator ekstazie, dy të arrestuar në Tiranë

Kthyhen banesën në laborator ekstazie, dy të arrestuar në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të cilët kishin përshtatur banesën e tyre duke e kthyer në një laborator për prodhimin e lëndëve narkotike ekstazi.

Sipas policisë, E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, u kapën në flaagrancë duke përgatitur. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.   

“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, banues në Tiranë (të afërm).

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Ali Demi”, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit