Flash News

E-TJERA

Ku do shpenzohen 5.9 mld eurot, rritet buxheti për ministritë, ulet fondi për pagat

Ku do shpenzohen 5.9 mld eurot, rritet buxheti për ministritë, ulet

5.9 miliardë euro ka parashikuar qeveria që të shpenzojë për vitin e ardhshëm sipas projektbuxhetit që ka nisur diskutimet në komisionet parlamentare.

Buxheti ka një rritje me 800 mln euro në krahasim me vitin aktual. Shpenzimet rriten për të gjitha ministritë, me përjashtim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa ulje të madhe ka edhe fondi për rindërtimin, pagat, pensionet dhe pagesat e borxheve.

Për këtë vit, ky fond është 2.2 miliardë euro, ndërsa për 2023-in në projektbuxhet është 1.4 miliardë euro.

Për mbrojtjen sociale është vendosur një fond prej 1.5 miliard eurosh, ndërsa financimet nga buxheti për Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë vendosur 151 milionë euro. Nga kjo shumë, 8.5 mln euro do të vihen në dispozicion për realizimin e programit të 100 fshatrave turistikë.

Financimi nga buxheti i shtetit për FSHZH-së është ulur me 4 mln euro në krahasim me këtë vit.

Diskutimet në komisionet parlamentare janë shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita akuzon se qeveria nuk po indekson inflacionin për shtresat në nevojë dhe po godet e kërcënon bizneset me gjoba. Nga qeveria deklarojnë se gjobat nuk janë qëllimi, por mjeti për të luftuar informalitetin./ Euronews Albania

Të fundit