Flash News

E-TJERA

"Ku është drejtësia shqiptare?" Banorët e Zall Gjoçajt protestë para Apelit Administrativ, kërkojnë pezullimin e ndërtimit të HEC-eve

"Ku është drejtësia shqiptare?" Banorët e Zall

Banorët e Zall Gjoçajt protestuan sot para Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, pasi sipas tyre po zvarrit çështjet. Ata janë në proçese gjyqësore, pasi kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Zall Gjoçaj.

Ata kërkojnë që Apeli Administrativ  ta zgjidhë sa më shpejtë këtë çështje. Banorët kërkojnë që gjykata të vendosë për ndalimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve në zonën ku ata banojnë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, në nëntor të vitit 2019 rrëzoi padinë e banorëve që kërkonin pezullimin e punimeve për ndërtimin e hidrocentralit të Sekës në lumin Zall-Gjoçaj, deri në marrjen e një vendimi mbi themelin e çështjes.

Banorët kanë zhvilluar disa protesta për këtë shqetësim të tyre, në Zall Gjoçaj dhe në Tiranë. Ata janë mbështetur edhe nga shoqëria civile.

“Ti heqim licensën firmës sepse nuk ka të drejtë të prodhojë energji elektrike, janë mbi 2500 bagëti të cilat po ngordhin për ujë, sepse këto hajdutë kanë ndryshuar rrjedhën e lumejve, 28 kilometër rrjedhë lumi.

Kanë ngordhur me mijëra peshq, i bëjmë thirrje të shohin këto masakra. Ne kemi 3 vjet nuk kemi lënë gjykatë administrative pa shkuar dhe me rreth 12 procese gjyqësore. Firma ka shkelur ligjin haptas, ku është drejtësia shqiptare?

Ne po dëmtohemi ekonomikisht, kërkojmë drejtësi për të mbrojtur natyrën shqiptare nga HEC-et që janë shpërndarë si miza nëpër Shqipëri në lumet e vendit. Shqipëria po shkon drejt shkatërrimit total, në shkretëtirë, nga një vend turistik, po kthehet në një vend totalisht të papreferueshëm", janë shprehur banorët.

 

Të fundit