Flash News

E-TJERA

"Ku është kryetari", banorja nga Kurbini hipën mbi kangjella dhe futet në SPAK

"Ku është kryetari", banorja nga Kurbini hipën mbi

Një banore nga Kurbin ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar drejtësi për një konflikt pronësie që, sipas saj, vijon prej vitesh.

Drane Gjoka akuzon Bashkinë e Laçit dhe kryebashkiaken Majlinda Cara për përvetësim të pronës së saj, ndërsa pretendon se çështja lidhet me një truall ku jeton që prej viteve ’90.

Në pamjet e publikuara, ajo shihet teksa futet në ambientet e SPAK përmes kangjellave, ndërsa një efektiv policie përpiqet ta ndalojë dhe ta nxjerrë jashtë.

“Ku është kryetari i SPAK. Pse më shtrëngon dorën? Çfarë e ke Majlinda Carën? Më ka marrë pronat, mi ka përvetësuar, mi ka shkatërruar pronat”, dëgjohet të thotë ajo.

Sipas saj, për pronën ekziston edhe një vendim gjykate në favor të saj, por pretendon se nuk është zbatuar dhe se i është dëmtuar pasuria përmes ndërhyrjeve dhe punimeve të paligjshme.

“Problemi jonë është se shkatërrimi dhe përvetësimi i pronës nga Bashkia Laç. Banesa më është dëmtuar nga ujërat e bardha, më kanë vënë 3 puseta të jashtëligjshme sipër shtëpisë. Kam blerë kundërajrorin, e kam blerë sipas rregullave që ishin në fuqi që dolën asaj kohe. Jetoj që në ’90 në atë shtëpi, kam bërë gjyq dhe e kam fituar me vendim gjykate për atë ndërtesë. Këtë ndërtesë, më ka ardhur Gjovalin Isufi, duke e ditur shqetësimin tim, ka ardhur për të bërë zbatim vendimi gjykate. Kishin sjellë komshinjtë me mbush një dhomë me bar. Kam bërë kallëzime penale në prokurori, janë letrat në Gjykatën e Apelit, vendimet kanë marrë gjithmonë kundër meje. Kam ardhur për të bërë kallëzim në SPAK, e kam çuar me postë dhe s’kam marrë përgjigje. Nuk mban më ujë pilafi”, thotë ajo.

Të fundit