Flash News

E-TJERA

Ku ka humbur LSI? Koka: Është produkti më i keq i presionit politik nga PS-PD, tani është në pozitë të vështirë

Ku ka humbur LSI? Koka: Është produkti më i keq i presionit

Që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, LSI ka reflektuar një distancim në aktualitetin politik.

Ku ka humbur LSI? Është ky fokusi i diskutimit në emisionin ‘Politiko’ i Alfred Lelës në Top News këtë të premte mbrëma.

Gazetari Bledi Koka, një ndër të ftuarit e emisionit tha se LSI shpesh ka qenë më demokratike dhe ka lënë në histori rolin e saj stabilizues.

 Sipas Kokës, tani është në pozitë të vështirë dhe se shpesh ka qënë në presionin e dy forcave të mëdha.

Jam i lodhur me forca të reja. Duhet të kërkojmë që këto që janë të shkunden pak si rasti i PD. Të jetë proces që prodhon demokracinë.

LSI ka qenë forcë që Meta ka prodhuar figura të reja, Braimllari është model se ka patur të nevojshme. LSI ka qenë më demokratike kjo nuk mjafton se ka qenë në presionin e dy forcave të mëdha. Është produkti më i keq i presionit politik

LSI ka lënë në histori rolin e saj stabilizues.

Mundohet të bëjë lojëra që nuk perceptohen mirë te publiku, të quajnë shpk. Shumë njerëz kanë qenë aty. LSI tani është në pozitë të vështirë. Tani po bën atë që duhet të bëjë pas zgjedhjeve”, u shpreh Koka.  

Të fundit