Flash News

KRYESORE

Ku mbetën avionët e Ramës? Zjarrfikësit shuajnë flakët me degë pemësh! (VIDEO)

Ku mbetën avionët e Ramës? Zjarrfikësit shuajnë
Foto ilustruese

Shqipëria prej ditësh vijon të jetë në pushtetin e flakëve, ku zjarri ka përpirë qindra hektarë tokë me pyje, bimësi e banesa duke lënë pas dëme të pallogaritshme.

Nga jugu në veri qeveria thotë se forcat zjarrfikëse janë angazhuar në shuarjen e flakëve, por çuditërisht këto të fundit kanë përparuar me shpejtësi dhe kanë shkrumbuar shumë fshatra.

Shumë mund të mendojnë, se si ka mundësi që flakët përshkallëzohen kaq fuqishëm pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse? Por problemi nuk qëndron vetëm te numri i zjarrfikësve në terren por edhe te mjetet që këta të fundit kanë në dispozicion për shuarjen e flakëve.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjete sociale nga Vlora, vërtetohet qartë dështimi i shtetit në sigurimin e mjeteve për zjarrfikësit. Siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme, tre zjarrfikës po përdorin degë peme për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë zonën. 

Pamjet janë bërë virale në rrjet teksa kanë shkaktuar reagime të shumta te qytetarët. Një komentues shkruan me ironi "Drejt Europës",- referuar deklaratve të kreu të qeverisë për integrimin e Shqipërisë në BE. 

Ku mbetën avionët e Ramës? Zjarrfikësit shuajnë

"Sa kushton ajo fikësja e zjarrit që kanë në dorë se më duhet një mua",- shkruan një tjetër me sarkazëm. 

Ku mbetën avionët e Ramës? Zjarrfikësit shuajnë

Një tjetër komentues shënjestron kryeministrin Rama duke thënë me ironi "Çfarë investimi ka bërë Rama për shuarjen e zjarrit", referuar premtimeve të kreu të qeverisë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

 Ku mbetën avionët e Ramës? Zjarrfikësit shuajnë

Gjatë fushatës elektorale të 11 Majit, kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, por edhe ky premtim si shumë të tjerë rezulton i pambajtur.

“Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet, dy avionë zjarrfikës në gatishmëri për ne pa pritur që të vijnë nga një vend apo nga një vend tjetër”, tha Rama

Por vera erdhi, zjarret po shkrumbojnë thuajse gjithë territorin dhe Shqipëria ende nuk ka asnjë avion zjarrfikës. Zjarret vijojnë të shuhen në kushte primitive dhe mjete rrethanore dhe ndryshe nga sa deklaroi kryeministri vendi ka marrë avionë nga vendet e huaja për shuarjen e flakëve.

Të fundit