Flash News

E-TJERA

Ku ndodhet Ahmetaj? Hoxha nxjerr foton: Po pi kafe në aeroport

Ku ndodhet Ahmetaj? Hoxha nxjerr foton: Po pi kafe në aeroport

Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë një tjetër foto të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj.

 Në rrjetet e tij sociale ka postuar foton e Ahmetajt duke konsumuar një kafe, në një ambient që Hoxha thotë se është një aeroport.

 Sipas tij, deputeti socialist nuk ka ikur shumë larg nga Shqipëria, madje as nuk e ka kaluar Mesdheun.

"Nga e hena ne mbremje, per 48 ore rresht, eshte thene se, Ahmetaj ka shkuar me strehim nga Kanadaja ku i pulsoka telefoni, ne Venezuela, Uruguaji, disa arqipelage ekzotike ne Ameriken Latine, Dubai, Maroku, Ishujt Maldive, Bali, e deri ne Japoni. Ne fakt, njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, qe ka trazuar te gjithe eliten politike dhe opinion publik ne vend, rezulton te jete shume me afer. Nuk e ka kaluar oqeanin, as ate Atlantik per ne hemisferen perendimore, as oqeanin Indian, per ne Lindjen e Larget… Madje nuk e ka kaluar as detin Mesdhe…,"-shkruan Hoxha.

Të fundit