Flash News

E-TJERA

“Ku t’i çoj mollët”, fermeri ndjek pas Krifcën për ta takuar, ministrja e injoron

“Ku t’i çoj mollët”, fermeri ndjek pas

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka qenë sot në një vizitë në Korçë. Në deklaratë për mediat Krifca është ndërprerë nga në fermer i cili ka kërkuar të jetë i pranishëm mes gazetarëve, për t’i bërë pyetje ministres.

Kjo e fundit ka ironizuar kërkesën e fermerit duke e konsideruar atë një gazetar që ‘maskohet’ si fermer.

“Super, akoma më mirë. Nuk je i vetmi, kudo që shkojmë nëpër Shqipëri gjejmë gazetarë që janë gjysmë fermerë”, u shpreh ministrja.

Pas përfundimit të deklaratës, fermeri tenton t’i afrohet ministres teksa i thotë “kam 1.500 kuintalë mollë dhe nuk kam ku t’i shes”, ndërsa Krifca e shmang duke bërë sikur nuk e sheh fermerin.

 

Të fundit