Flash News

E-TJERA

“Ku votojmë me shpata sot?”, zëdhënësi i Metës-Braçes: Hiq dorë nga këto mistrecllëqe, ty nuk të shkojnë!

“Ku votojmë me shpata sot?”, zëdhënësi i

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka replikuar me zv.kryeministrin Erion Braçe, pasi ky i fundit publikoi një status duke ironizuar deklaratën e kreut të shtetit kur tha se “me pasaporta, me shpata, me karta çdo shqiptar do shkojë të votojë në 25 prill”.

Deklarata e Metës erdhi lidhur me kërkesën e opozitës, për shtyrjen e afatit të skadimit të kartave të identitetit apo pasaportave deri në datën 30 prill.

Lidhur me këtë deklaratë reagoi Braçe duke thënë se “pse këtë herë duhet të votojmë me shpata kur sipas tij u bë një jetë që votohet me laps e letër.

“Ku votojmë me shpata sot?”, zëdhënësi i

Më pas, zëdhënësi i Metës i ka kërkuar zv.kryeministrit që të heqë dorë nga këto lloj statuese dhe si ish gazetarë të apelojë ish kolegët që të mos fabrikojnë lajme të rreme.

Erion hiq dorë nga këto mistrecllëqe, se ty nuk të shkojnë dhe as të kanë hije!

Boll më me këto marifete të dala boje!

Bëju thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime!

Mos u trembni nga vota e shqiptarëve!

Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID!

Ti këtë e di shumë mirë! Ke dhe eksperiencën e duhur për ta kuptuar!

Dhe si ish gazetar, e ke një detyrim në respekt të profesionit, t'u bësh thirrje ish-kolegëve të tu, të mos fabrikojnë më lajme të rreme dhe të publikojnë marrëzira për një tas përshesh!

Në pritje të reflektimit tënd Erion!”, shkruan Blushi.

Ç’tha Meta në takim me gazetarët në Vlorë:

Me pasaporta, me shpata, me karta çdo shqiptar do shkojë të votojë në 25 prill. Oligarkia do rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do ngrihet në këmbë se shqiptarët e kanë kuptuar që fuqia e tyre është vota, që e kanë nënvlerësuar deri tani.

Të fundit