Flash News

E-TJERA

Kualifikimi në EURO 2024, Berisha uron kombëtaren: Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë

Kualifikimi në EURO 2024, Berisha uron kombëtaren: Për së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar kombëtaren pas ndeshjes me Moldavinë, ku kuqezinjtë arritën kualifikimin në Euro2024.

Në një postim në facbook, Berisha shkruan: Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë! Kuqezinjtë pas fitoreve të tyre të mrekullueshme shkojnë me dinjitet, krenarë, të sigurt për suksese të reja në Gjermani.

Postimi i plotë:

Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë!

Lojë e bukur, barazim me Moldavinë. Kuqezinjtë pas fitoreve të tyre të mrekullueshme shkojnë me dinjitet, krenarë, të sigurt për suksese të reja në Gjermani.

Urimet më të përzemërta të gjithë ekipit, yjeve të tij, kapitentit, liderit të tyre Sylvinho, arkitekt i kësaj arritje historike. Urime! #sb

 

Të fundit