Flash News

E-TJERA

Kualifikimi në ‘Gjermani 2024’, festa e futbollistëve kuq e zi vazhdoi edhe në aeroport

Kualifikimi në ‘Gjermani 2024’, festa e futbollistëve kuq

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë vijuar festen me këngë e valle edhe në aeroport pasi siguruan kualifikimin në Euro 2024.

Emra si Elseid Hysaj, Taulant Seferi, Ylber Ramadani dhe Mirlind Daku u panë duke e ‘djegur’ në aeroport teksa prisnin për t’u kthyer në Shqipëri.

“Gjermania o mor’ vllazën nuk është si përpara”, ishte kënga me të cilën vallëzonin, festonin dhe qeshnin lojtarët kuqezi.

Shqipëria mori një barazim 1-1 me Moldavine në ndeshjen e raundit të nëntë të Grupit E.

Ky barazim bëri që kombëtarja shqiptare të sigurojë tashmë kualifikimin për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Të fundit