Flash News

E-TJERA

Kualifikueset e Botërorit, Hoxha: Ndeshja ndaj Anglisë e vështirë, do japim maksimumin

Kualifikueset e Botërorit, Hoxha: Ndeshja ndaj Anglisë e

Kombëtarja shqiptare nisi sot zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese në Botëror.

Futbollistët Arbër Hoxha dhe Julian Shehu, në një konferencë për shtyp, treguan pritshmëritë për sfidat që e presin ekipin kombëtar.

Hoxha e cilësoi sfidën e parë të Shqipërisë ndaj Anglisë si një përballje të vështirë, duke theksuar se kundërshtari ka lojtarë të klasit botëror.

“Ndeshja e parë me Anglinë është e vështirë, duke marrë parasysh që Anglia ka lojtarë të klasit botëror. Ne do të shkojmë për të dhënë maksimumin, i dimë cilësitë dhe kualitetet tona. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Unë do të bëj më të mirën, sa minuta të kem në dispozicion”, tha Hoxha.

I pyetur nëse mund të ketë ndryshime, Hoxha tha se këtë e vendos trajneri.

“Atë e vendos trajneri. Po presim edhe lojtarët e tjerë që të na bashkohen. Kemi katër ditë në dispozicion për t’u përgatitur taktikisht dhe për të përgatitur ndeshjen sa më mire”, u shpreh Hoxha.

Të fundit