Flash News

E-TJERA

Kualifikueset e “EURO 2024”. Spikat Itali-Angli, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

Kualifikueset e “EURO 2024”. Spikat Itali-Angli, mësoni

Rruga për Evropianin 2024 fillon sot me kualifikueset, ku do të zbresin në fushë disa nga kombëtaret më prestigjioze të historisë së futbollit.

Sot do të luhen 8 ndeshje dhe gjithçka do të fillojë në orën 16:00 me ndeshjen Kazakistan-Slloveni.

Në orën 20:45 do të luhen shtatë ndeshjet e tjera, por vëmendjen më të madhe sigurisht që do ta marrë supersfida e Grupit C, Itali-Angli. Të dyja skuadrat ishin finaliste në Evropianin e fundit, ku italianët triumfuan pas goditjes së penalltive, në një ndeshje spektakolare.

Po në këtë grup do të luhet dhe sfida mes Maqedonisë së Veriut dhe Maltës.

Një tjetër emër i madh që zbret në fushë është dhe Portugalia, e cila do të presë në shtëpi Lihtenshteinin, e vlefshme për Grupin J.

NDESHJET E DITËS SË SOTME:

GRUPI C

ITALI – ANGLI 20:45

MAQEDONI E VERIUT – MALTË 20:45

GRUPI H

KAZAKISTAN – SLLOVENI 16:00

DANIMARKË – FINLAND 20:45

SAN MARINO – IRLANDË E VERIUT 20:45

GRUPI J

PORTUGALI – LIHTENSHTEIN 20:45

BOSNIE & HERCEGOVINË – ISLANDË 20:45

SLLOVAKI – LUKSEMBURG 20:45

Të fundit