Flash News

E-TJERA

Kualifikueset e “Katar 2022” do të luhen në “Elbasan Arena”, Shqipëria pret Hungarinë dhe San Marinon

Kualifikueset e “Katar 2022” do të luhen në “Elbasan

Tre ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” do të luhen në stadiumin “Elbasan Arena”. Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar ku bën me dije dhe datën kur do të nisë shitja e biletave.

Në një postim në Facebook, FSHF njofton se për shkak të rinovimit të fushës së “Air Albania” me një tapet të ri hibrid, sfidat ndaj Polonisë më 2 shtator, Hungarisë më 5 shtator dhe San Marinos më 8 shtator, do të luhen në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë FSHF njofton se shitja e biletave për dy ndeshjet me Hungarinë dhe San Marinon do të fillojnë më 21 gusht.

Njoftimi i FSHF:

Botërori 2022 / Të rejat mbi stadiumin & biletat për sfidat ndaj Hungarisë e San Marinos

Shtatori rikthen Kombëtaren, me përfaqësuesen shqiptare që është e impenjuar në tre ndeshje zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë më 2 shtator dhe Hungarisë e San Marinos në 5 dhe 8 shtator që do të luhen në shtëpi

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se dy ndeshjet brenda do të zhvillohen në “Elbasan Arena”, në ndryshim nga ndeshja me Anglinë e muajit mars që u luajt në stadiumin “Air Albania”

Shkak i këtij spostimi të paparashikuar është investimi për rinovimin e fushës. Investimi parashikon një tapet të ri hibrid, i cilësisë dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, që pritet të jetë gati në mesin e muajin e shtator

Sakaq bëjmë me dije se biletat për dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos do të dalin në shitje ditën e shtunë, datë 21 gusht 2021

Për detaje në lidhje me biletat do ju njoftojmë përmes kanaleve zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale.

 

Të fundit