Flash News

E-TJERA

Kufizimet, fushata dhe vendimi për tubmet, si do të jenë në vijim masat shtrënguese

Kufizimet, fushata dhe vendimi për tubmet, si do të jenë në

Në Shqipëri aplikohen disa masa shtrënguese si pasojë e pandemisë së Covid-19 dhe ende është në fuqi detyrimi i përdorimit të maskës, ndalimi i tubimeve dhe grumbullimeve, teatrot mbyllur dhe aktivitetet sociale e kulturore të kufizuara si dhe ora policore.

Ndërkohë që jemi dhe jemi pak para zgjedhjeve, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka thënë për ABC, “Për neve gjithmonë prevalon shëndeti.  Pra është si duhet shëndeti dhe pastaj në varësi të masave që propozohen në mbrojtje të shëndetit, funksionojnë të gjitha aktivitetet e tjera”.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rishikimin e elementit të përkohshmërisë në Urdhrin 633/2020, që ndalon tubimet dhe grumbullimet me mbi 10 veta dhe si rrjedhojë, zëvendësimit të togfjalëshit “deri në një urdhër të dytë” me “deri në 25 mars”, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, tregon se çdo të ndodhë më tej, me përfundimin e këtij afati.

“Padyshim që të gjitha masat janë në varësi të numrave  dhe të indiktorëve që monitorojnë situatën. Është numri i rasteve të reja ditore, pozitiviteti i testimeve të bëra, numri i të shtruarve në spital, numri atyre që janë në kujdes intensive, që është shumë e rëndësishme dhe numri i jetëve të humbura.

Ndërthurja e këtyre indikatorëve, na sugjeron ne nivelin e masave që duhen për ti mbajtur të kontrolluar këto indikatorë. Masat janë gjithmonë në përputhje me indikatorët dhe me hetimin epidemiologjik, që ka shumë elementë, por një nga elementët është gjetja e vendeve ku kanë ndodhur infeksionet.

Kjo është arsyeja që u vendos ora policore deri në orën 20.00 nga ora 22.00 që ishte më përpara, sepse u pa që një pjesë e mirë e infeksioneve është marrë në restorante pas orës 20.00. Pra në varësi të këtyre do të jenë edhe masat. Kështu që mund të qëndrojnë në këtë nivel, mund të lirohen, të shpresojmë shumë, por nëse situata përkeqësohet mund edhe të shtrëngohet” tha Rakacolli.

 

 

 

Të fundit