Flash News

E-TJERA

“Kujdes kopshtet”, eksperti tregon vatrat kryesore të rrëmbimit të fëmijëve

“Kujdes kopshtet”, eksperti tregon vatrat kryesore të

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka treguar vatrat kryesore ku rrezikohet më shumë rrëmbimi i fëmijës në Shqipëri.

Duke folur për A2 CNN, Softa tha se kopshtet e çerdhet janë vendte ku prindërit duhet tëtregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar për fëmijët.

Eksperti iu referua edh erasteve të divorcit, ku njëri nga prindërit e merr fëmijën në mënyrë të pavullnetshme. Sipas Softës, në Shqipëri ka 700 raste të dyshuara, ku janë hetuar 64 të tilla dhe kemi 15 të dënuar.

"Ka edhe raste të personave me problem të shëndetit mendor, të cilët kanë një lloj qasje me fëmijët, mënyra e tyre është joshja, çokollata, kujdesi, përkujdesi, etj., dhe këto janë probleme që duhet të rrisin vigjilencën ndaj mbajtjes nën kontroll të fëmijëve, duke filluar që nga çerdhet, kopshti, por edhe në ambiente sociale, ku shpesh herë humbasim vështrimin duke lundruar në telefon, ndaj fëmijës, që mund të jetë i pakujdesshëm për shkak të moshës.

Kur s’duhet të hiqet nga vështrimi i nënës fëmija, në plazhe... Humbja e fëmijëve është nja alarm dhe tërheqje vëmendje ndaj kujtdo. Kurrë s’duhet të hiqet vështrimi nga fëmija, e para rreziku i mbytjes, humbja, aksidenti, etj. etj. Historia që mund të lindë për shkak të divorceve dhe konflikteve familjare, mund të kërkojë një nga prindërit ta marrë fëmijën në mënyrë të pavullnetshme. Ka 700 raste të dyshuara në Shqipëri. 184 raste janë të identifikuara, nga të cilat 64 janë hetuar dhe kemi 15 të dënuar. Nuk është shqetësuese gjendja në Shqipëri, por është prezente", tha Softa.

Të fundit