Flash News

E-TJERA

Kujdes! Nesër reshje të dendura, kush janë qytetet që rrezikohen nga përmbytjet

Kujdes! Nesër reshje të dendura, kush janë qytetet që

E enjtja e kësaj jave ka sjellë motin e paqëndrueshëm në vend shoqëruar me vranësira dhe shira lokalë.

Situata do të përkeqësohet të premten kur i gjithë territori pritet të përfshihet nga rrebeshet e shiut me intensitet të lartë.

Sipas parashikimeve, Ultësira Perëndimore rrezikohet nga përmbytjet.

“Reshjet e shiut do bëjnë që herë pas herë të kemi vërshime dhe përmbytje. Qarqet me reshje me intensitet të lartë janë Shkodra, Lezha, Tirana, Kruja, Dibra, Vlora, Gjirokastra”, thotë sinoptikani Hakil Osmani.

Për rrjedhojë temperaturat e ajrit pritet të bien. Problematike këto dy ditë do të jetë fuqizimi i erës, shpejtësia e së cilës pritet të shkojë deri në 80 km për orë. Për rrjedhojë Kapiteneria e Durrësit ka pezulluar lundrimin për flotën e peshkimit.

 

Të fundit