Flash News

E-TJERA

Kujdes nga mesazhet për gjobat e makinës! Policia paralajmëron qytetarët: Mashtrim në emër të e-Albania

Kujdes nga mesazhet për gjobat e makinës! Policia paralajmëron

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të re mashtrimi përmes mesazheve SMS, që përdor në mënyrë të rreme emrin e platformës e-Albania.

Sipas njoftimit, mesazhet u dërgohen qytetarëve si njoftime për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara, të cilat i drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe bankare.

Policia sqaron se këto mesazhe nuk kanë asnjë lidhje me institucionet shtetërore dhe janë pjesë e një skeme mashtrimi të ngjashme me rastin e mëparshëm në emër të Posta Shqiptare, për të cilin është depozituar kallëzim pranë strukturave për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Qytetarët këshillohen:

* Të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve nga numra të panjohur

* Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara

* Të mos veprojnë nën presionin e mesazheve që krijojnë urgjencë

Rekomandohet:

* Përdorimi vetëm i faqes zyrtare https://e-albania.al

* Fshirja e menjëhershme e mesazheve të tilla

* Raportimi i çdo rasti pranë autoriteteve

 Kujdes nga mesazhet për gjobat e makinës! Policia paralajmëron Kujdes nga mesazhet për gjobat e makinës! Policia paralajmëron

Të fundit