Flash News

E-TJERA

Kujdes! Një grip i ri është në qarkullim, përhapet më shpejt tek fëmijët

Kujdes! Një grip i ri është në qarkullim, përhapet

Skënder Brataj, kreu i Emergjencës Kombëtare, paralajmëroi qytetarët lidhur me një nën-variant të ri të gripit tipi “A”, i cili duket se përhapet më shpejt se variantet e mëparshme.

Në Klan News, Brataj foli për rrezikun e infeksionit, veçanërisht për fëmijët të cilët kanë imunitet më të dobët.

“Epidemitë janë tipike. Janë një seri virusesh që bashkëjetojnë në këtë moment e gjithsesi ata mund të jenë shkaktar sëmundjesh për gjithsecilin nga ne. Kështu që duke parë që viti këtë vit, ka këtë nën-varientin e ri, që përhapet shumë më shpejt se sa të mëparshme, shkakton një numër të madh të sëmurësh, ose të infektuarish të themi, të cilët shndërrohen në numra në bazë të të përqindjeve që ato kanë në të sëmurë. Të sëmurë të lehtë, të mesëm e të rëndë, që kanë nevojë për hospitalizim.

Veçori tjetër e këtij tipi është fakti që shumë nga fëmijët janë me një imunitet më të ulët, në kuptimin që nuk e kanë ndeshur këtë nëntip, e sigurisht është një gjë e re për fëmijët që e kapin për herë të parë gripin. Kështu që, infeksioni përhapet më shpejt tek ata, e gjen imunitetin pothuajse zero ose shumë të ulët në krahasim me ata që e kanë kaluar gripun që janë mosha të rritura tani”, tha Brataj.

Kreu i Emergjencës sqaroi se e rëndësishme është higjiena e cila ndihmon në luftimin e virusit.

“Shqetësimi, sidomos ndjeshmëria tani është shumë herë më e madhe, gjë e cila krijon e shumë herë panik. Në një kohe të shkurtër , sigurisht që e çon në kolaps, për këtë arsye midis masave që janë të zakonshme, që nga higjiena, larja e duarve, përdorimi i maskës, nga ajrimi i ambienteve, është që në rast të një numri të caktuar të infektuarish në shkolla mund të mbyllen përkohësisht me qëllim që të mos përhapet më tej, ose të fillojë imunizimi“, tha ai.

Të fundit