Flash News

Bota

Kujdesej për 100 bimë kanabis me vlerë 84,000 paund, dënohet me burg shqiptari i paligjshëm në Britani

Kujdesej për 100 bimë kanabis me vlerë 84,000 paund, dënohet

Një imigrant i paligjshëm shqiptar është dënuar me 7 muaj burg në Britaninë e Madhe pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

Sipas mediave të huaja, shqiptari Armand Hajredini tha se punoi për vetëm tre javë në një fermë kanabisi ku pohoi se po mbahej kundër vullnetit të tij. Sipas tij, ai ishte drejtuar për te tarraca në qendër të Hartlepool me pretendimin se do të punonte në ndërtimin, por kishte përfunduar duke u kujdesur për bimët e kanabisit.

26-vjeçari ishte i ngarkuar me 100 bimë kanabis në vlerë 84,000 paund dhe ai së bashku me familjen e tij ishin kërcënuar nëse Hajredini braktiste fermën.

Policia e Cleveland hyri në shtëpinë e mbyllur në rrugën Kilmarnock dhe zbuloi se dera e brendshme ishte e përforcuar nga një dërrasë druri. Hajredini ishte në kopshtin e pasmë. Ai kishte çelësat dhe një celular në posedim të tij.

Gjykatësja e çështjes Emma Atkinson, tha se Hajredini mbërriti në vend me një kamion pesë vjet më parë nga Franca, por ai humbi të gjitha dokumentet e tij të identifikimit dhe punoi në juglindje në tregtinë e ndërtesave dhe në lavastoviljeve.

Ndërsa gjykatësi pohoi se ferma e kanabisit ishte një strukturë shumë e sofistikuar me llamba, kohëmatës dhe transformatorë me intensitet të lartë.

 

Të fundit