Flash News

E-TJERA

Kujdesej për shtëpinë e barit me vlerë 1 milion paund, arrestohet shqiptari në Britani

Kujdesej për shtëpinë e barit me vlerë 1 milion paund,
Foto nga vendi i kultivimit të lëndës narkotike

Policia britanike ka vënë në pranga një emigrant të paligjshëm shqiptar, i cili kujdesej për 1.310 bimë kanabis sativa në një shtëpi bari.

Mediat e huaja raportojnë se, shqiptari Jetnor Cuka kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale për të punuar e për t’i dërguar para në Shqipëri, prindërve të tij të moshuar.

Shtëpia e barit mund të prodhonte një sasi droge që arrinte deri në 1 milion paund. Ishin rreth 696 bimë të pjekura të cilat nëse shiteshin në treg arrinin vlerën e 626,000 £ dhe me prodhimin e mëvonshëm, mund të vlenin deri në 500.000 paund.

Kujdesej për shtëpinë e barit me vlerë 1 milion paund,

48-vjeçari shqiptar i tha policisë se kishte jetuar në atë adresë për dy muaj dhe nuk kishte marrë asnjë pagesë. Cuka mori dënimin me burg si fajtor në kultivimin e lëndëve narkotike. Ai pohoi se ishte mashtruar nga trafikantët të cilët fillimisht i kishin  ofruar punë në industrinë e ndërtimit.

Kujdesej për shtëpinë e barit me vlerë 1 milion paund,

Cuka nuk rezultonte person me precedentë të mëparshëm penal. Atij iu dha një dënim me 16 muaj burg, nga të cilët do të kryejë vetëm 12 muaj.

Të fundit