Flash News

E-TJERA

Kujdeseshin për drogën me vlerë 950 mijë paund, arrestohen 2 shqiptarë në Britani

Kujdeseshin për drogën me vlerë 950 mijë paund, arrestohen 2

Policia britanike ka vënë në pranga dy shqiptarë të akuzuar për prodhimin e lëndëve narkotike.

Mediat britanike raportojnë se, dy shqiptarët e identifikuar si Frrok Zefi dhe Aldi Gjetani, u arrestuan në një banesë në afërsi të lagjes qendrore të Blackpool e shndërruar në një fermë të fortifikuar me lëndë narkotike.

Kujdeseshin për drogën me vlerë 950 mijë paund, arrestohen 2

Një zëdhënës tha se u sekuestruan afro 950 bimë me një vlerë prej 950 mijë paund. Fotografitë tregojnë se në dhomë nuk ka as dritare për ajrosje dhe as derë.

Dy të rinjtë shqiptarë, përkatësisht 27 vjeç, Zefi dhe Gjetani do të dalin nesër para Gjykatës në Lancashire për tu njohur me masën e sigurisë.

 

Të fundit