Flash News

E-TJERA

Kujtim Gjuzi: Polici që vrau Klodian Rashën me diplomë false, dorëhiqem nëse s'është e vërtetë

Kujtim Gjuzi: Polici që vrau Klodian Rashën me diplomë false,
Deputeti Kujtim Gjuzi

Deputeti Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar që deputetëve t'u bëhet testi i drogës. Fokusi i diskutimit ishte vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, për të cilin ai ka thënë se kishte diplomë false.  

Sipas tij janë 2887 punonjës policie pa diplomë. Ai është shprehur se nëse kjo nuk është e vërtetë është i gatshëm të heqë dorë nga çdo post që mban.

"2887 persona në polici me diploma false, personi që ka qëlluar ndaj Klodian Rashës është me dokument false, nëse nuk është kështu, do jap dorëheqjen nga të gjitha post që kam. Të gjithë deputete të bëjnë testin e drogës, nëse ka deputet që drogohen nuk kanë vend këtu, nëse ka kryeministra që kanë përdorur drogë nuk kanë shanse që të kërkojnë një mandat të tretë. Nuk mund të jemi ne tualet e Europës", tha Gjuzi.

Të fundit