Flash News

E-TJERA

Kujtim Gjuzi: Sot hipa në urban dhe sa më panë ndezën kondicionerin

Kujtim Gjuzi: Sot hipa në urban dhe sa më panë ndezën
Kujtim Gjuzi

Në fjalimin e fundit në Kuvend, deputeti Kujtim Gjuzi tregoi se ditën e parë kishte shkuar me biçikletë në Parlament, ndërsa sot kishte zgjedhur të shkonte me autobuz.

Gjuzi u shpreh se sapo kishte hyrë ai në urban ishin ndezur kondicionerët. AI tha se deputetët që morën mandatin, pasi opozita e braktisi Parlamentin kanë dhënë kontribut.

Disa prej tyre ndoshta do të mbahen mend edhe për gafat që kanë bërë gjatë deklaratave apo sjelljes, që më herët nuk kishte ndodhur.

“Ditën e parë erdha me biçikletë këtu jo se s’kam makinë. Sot hipa në autobus. Dhe qytetarët thanë sapo hypët ju në autobus u ndez kondicioneri. Duke dhënë dorëheqjen, kryetari i Kuvendit tregoi që ka në fund të shpirtit një ndjesi papnore. Që të rinjtë të kenë mundësi më shumë. Çdokujt do i shkonte në mendje të falenderonte familjen e tij. Ne duhet të ishim këtu. 83 mijë vota të pavlefshme janë shumë”, tha Gjuzi.

Të fundit