Flash News

E-TJERA

Kujtimet e ish-ambasadorit sovjetik/ Si u dorëzua Enveri para kërkesës së Stalinit që Partia Komuniste të bëhej ‘e Punës’

Në librin me kujtime nga koha në Shqipëri të ish-ambasadorit sovjetik në periudhën 1946-1952 jepet edhe një bisedë e Stalinit me udhëheqësin shqiptar Enver Hoxha gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë.

Ndër të tjera Stalini këshilloi që partia nga Komuniste të quhej e Punës.

Shkruan Çuhavin:

Stalini, kur mësoi se numrin më të madh të anëtarëve të partisë e përbënin fshatarët, ndërsa numri i punëtorëve në vend dhe kryesisht në parti, ishte i parëndësishëm, këshilloi që Partia Komuniste ta ndryshonte emrin në Partia e Punës (fq 36).

Kujtimet e ish-ambasadorit sovjetik/ Si u dorëzua Enveri para

Kujtimet e ish-ambasadorit sovjetik/ Si u dorëzua Enveri para

Në nëntor 1948 në kohën e Kongresit të partisë, vijon Çuhavin, u ringrit përsëri çështja e ndërrimit të emrit, gjë të cilën komunistët e thjeshtë e kundërshtonin. Edhe Hoxha e Tuk Jakova, rrëfen ambasadori sovjetik, e pranonin pa qejf ndryshimin e emrit dhe donin ta ruanin fjalën ‘komuniste’ qoftë edhe duke i shtur emrit të ri një ‘k’ të vogël në fund.

Ambasadori sovjetik duke ndeshur me ngurrimin  tyre u thotë ‘shokëve shqiptareë’ se pse nuk ngritën asnjë vërejtje gjatë vizitës në Moskë kur u propozua ky ndryshim.

Si përgjigje, Hoxha dhe Jakova thanë se ata ishin dakord, por që të mos kishte kundërshtime në Kongres duhej bërë publik emri i propozuesit (lexo: Stalinit) dhe vetëm kështu nuk do të kishin shqetësime (fq 51).

Kështu u bë. Përmendja e Stalinit në Kongres i bëri ish partizanët që të pranoin ndryshimin e emrit të partisë së tyre nga Komuniste në e Punës së Shqipërisë.

Të fundit