Flash News

E-TJERA

Kukës/ 49-vjeçari tenton të djegë me benzinë dyqanin e kompanisë celulare

Kukës/ 49-vjeçari tenton të djegë me benzinë dyqanin

Një rast i paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Kukësit.

Një qytetar dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e punonjësve dhe klientëve të një dyqani të një kompanie celulare.

Sipas Policisë, rreth orës 15:33, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, ka hyrë në ambientet e dyqanit dhe ka derdhur një sasi benzine, duke u bërë thirrje të pranishmëve që të largohen menjëherë nga objekti.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e autorit, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale.

Aktualisht, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht veprimet e ndërmarra nga 49-vjeçari.

Të fundit